THIRRJE PËR SHPREHJE TE INTERESIMIT
Auditor i Jashtëm Financiar
The Foundation House fton auditorë të jashtëm dhe kompani profesionale të shprehin interesimin për auditimin e projekteve dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2025 (Janar – Dhjetor 2025).
Në përputhje me standardet tona të transparencës dhe llogaridhënies, kërkojmë një auditor që:
✔ Është i licencuar nga autoritetet përkatëse në Kosovë
✔ Ka minimum 5 vite përvojë në auditim dhe kontabilitet
✔ Vepron sipas standardeve ndërkombëtare të auditimit (INTOSAI, ISA, IFAC)
✔ Vepron në përputhje me standardet kombëtare të auditimit
✔ Nuk ka konflikt interesi me organizatën
✔ Preferohet përvojë me organizata joqeveritare
📄 Dokumentet e kërkuara për aplikim përfshijnë:
– Certifikatën e biznesit dhe dëshminë e licencimit
– Profilin e kompanisë dhe referenca relevante
– Qasjen e propozuar për auditimin dhe planin e punës
– CV-të e stafit të angazhuar
– Ofertën financiare (me TVSH)
Auditimi do të realizohet në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe në bashkëpunim me Menaxherin e Financave dhe Administratës së organizatës.
⏰ Afati i fundit për aplikim:
08 Mars 2026 | Ora 17:00
📩 Aplikimet dërgohen në:
info@thefoundationhouse.org
visar.kurti@thefoundationhouse.org
Për detaje të plota,
Linku – Auditor i Jashtëm Financiar
