AADA – Closing Ceremony

 

Më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shënuam përmbylljen e projektit “AADA – Veprimi kundër diskriminimit për të gjithë”, një nismë që për tre vite ka bashkuar shkolla, institucione dhe komunitete në një qëllim të përbashkët: ndërtimin e një mjedisi arsimor më të drejtë, më të barabartë dhe më gjithëpërfshirës. Falë angazhimit të 15 shkollave dhe 11 komunave përfituese, projekti ka arritur të krijojë një lëvizje të vërtetë të nxënësve kundër diskriminimit. Me themelimin e 15 klubeve shkollore dhe përfshirjen aktive të 150 nxënësve udhëheqës, projekti ka ndihmuar nëshndërrimin e idetve të të rinjve në veprime konkrete, duke mundësuar hapësira ku debati, solidariteti dhe respekti janë vlerat që udhëheqin. Me mbi 10,600 nxënës të përfshirë, 135 takime ndërshkollore, 45 plane veprimi, 90 vizita monitoruese, dy fushata sociale dhe 45 përmbajtje digjitale të zhvilluara nga vetë nxënësit, projekti ka dëshmuar se kur ekziston përkushtimi e bashkëpunimi, ndryshimi bëhet i prekshëm.

 

Po ashtu, raportimi dhe trajtimi i rasteve të diskriminimit në koordinim me shkollat, Avokatin e Popullit dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e vërteton se nxitja e barazisë kërkon veprim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim institucional. Kjo ditë simbolike na rikujton se të drejtat e njeriut nuk janë vetëm parime universale, por detyrime që secili prej nesh i mban në përditshmëri. AADA ka dëshmuar se ndryshimi fillon me edukimin, me hapjen e dyerve të dialogut dhe me fuqizimin e të rinjve që kërkojnë dhe ndërtojnë një Kosovë pa paragjykim. Në emër të të gjithë partnerëve të projektit u shprehim mirënjohje të gjithëve që kontribuan: mësimdhënësve, drejtorëve, nxënësve, prindërve dhe institucioneve që i qëndruan pranë nismës nga fillimi deri në përmbyllje. 

Projekti Action Against Discrimination for All – AADA financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës KEC në partneritet me IPKO Foundation tani The Foundation House

Related events

Call for External Experts – AI4Youth
Learn More
Një kapitull i ri për të rinjtë dhe të ardhmen digjitale të Prishtin...
Learn More
SAVE THE DATES
Learn More
CALL FOR APPLICATIONS – PROJECT MANAGER
Learn More
DOKU.TECH 2025 | Bringing the Future Closer, Together
Learn More
78 Young Girls Dive into the Future of Technology – Beneficiaries of ...
Learn More
Happy International Girls in ICT Day!
Learn More
Girls in ICT 2025 – Applications Are Now Open
Learn More
Building a Future Free
from Gender-Based Violence!
Learn More
Art, Action, and Advocacy: Youth Making a Difference One Project at a Time
Learn More
The Journey Continues:
EmpowerHer Scholarship Program
Learn More
Empowering Girls, Shaping the Future!
Learn More
Young Women Leading the Charge in AI & Cybersecurity
Learn More
Reshaping the Future: A Report on Kosovar Women’s Impact in AI & Cyb...
Learn More
The Foundation House Receives Prestigious Recognition for Gender and Social...
Learn More
A Fantastic Start to 2025: Celebrating the “Best Youth Activity” Award!
Learn More