📢 KËRKESË PËR OFERTA – SHËRBIME TË AUDITIMIT
The Foundation House fton auditorë të pavarur të paraqesin oferta për ofrimin e shërbimeve të auditim të projektit të financuar nga Qeveria e Luksemburgut përmes Agjencisë së Luksemburgut për Bashkëpunim dhe Zhvillim (LuxDev).
🔎 Kriteret kryesore:
- Nuk ka lidhje interesi me personat përgjegjës për projektet apo me organizatën që do të auditohet;
- Posedon njohuri dhe përvojë në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit;
- Vepron në përputhje me standardet kombëtare të auditimit;
- Ka së paku 5 vite përvojë në auditim dhe kontabilitet;
- Ofron dëshmi për përvojën profesionale (portofol punësh);
- Është i licencuar nga autoritetet përkatëse në Kosovë;
- Preferohet të ketë përvojë bashkëpunimi me organizata jo-qeveritare.
📩 Ofertat duhet të dërgohen në:
info@thefoundationhouse.org
visar.kurti@thefoundationhouse.org
📎 Termat e plotë të Referencës (ToR) i gjeni në linkun bashkëngjitur dhe përmbajnë të gjitha informacionet lidhur me shërbimin e kërkuar dhe kushtet e aplikimit.
Kjo thirrje është e hapur në kuadër të projektit “Nisma Katalizatore e Inovacionit për Minoritete” i cili mbeshtet në kuadër të projektit “Mbështetje për Shoqërinë Civile në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga LuxDev, Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
#TheFoundationHouse #LuxAid #LuxDev #DigitalLiteracy #InnovationCatalyst
